Kosova

Kështu dyshohet se u rrodhën informacionet policisë për aksionin në Veri


Drejtori i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti, gjatë një konference të përbashkët me Ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sfeçla, tw mekurën ka thënë se dyshohet se ka pasur rrjedhje të informacionit lidhur me operacionin e Policisë në Veri.

Si pasojë, në tetë lokacione nuk u arrit ekzekutimi i plotë i planit.

Ish-drejtori i Policisë, Rashit Qalaj, thotë se këso aksione kur janë të përfshira shumë institucione, gjithnjë ka rrezik që sekretet të dalin.

Por, ai ka dyshime se informata rrodhi nga sistemi i drejtësisë.

Ndërkaq, njohësi i çështjeve të sigurisë, Drizan Shala, konsideron që duhet të formohet një grup hetimor, e pjesë e të cilit duhet të jenë edhe pjesëtarët e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore