Pajisje

Këpucët e reja AI po dominojnë internetin


Këpucët e reja AI, të quajtur “Moonwalkers” janë publikuar. Prodhuesit e këtyre këpucëve pretendojnë se ju ofrojnë përdoruesve mundësinë për të lëvizur me shpejtësi më të madhe se çdo këpucë tjetër në botë.

Këto këpucë mundësojnë ecjen e përdoruesit deri në 11 km/h (shtatë milje në orë). Kjo paraqet një rritje prej 250 përqind në krahasim me shpejtësinë e ecjes normale, çka do të thotë se përdoruesit mund të ecin deri në 2.5 herë më shpejt se zakonisht.

Kompania “Shift Robotics”, një start-up amerikan, është përgjegjëse për prodhimin e këtyre këpucëve me motor.

Këto këpucë inovative shfrytëzojnë teknologjinë e inteligjencës artificiale dhe ofrojnë një mënyrë të re dhe të shpejtë për lëvizjen.

Edhe pse këpucët kanë rrota, përdoruesit nuk duhet të shqetësohen për ekuilibrin, pasi rrotat nuk lëvizin lirshëm.

Ato janë të siguruara me një sistem magnetik që i jep stabilitet dhe kontroll të mirë për përdoruesin. Kjo ndihmon në sigurinë dhe lehtësinë e përdorimit të këtyre këpucëve të avancuara.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore