Stil

Kate Middleton me veshje të njëjtë si të Princeshës Diana


Princesha e famshme, Diana, ani pse nga jeta është ndarë dekada më parë, ajo akoma vazhdon të kujtohet në mënyra të ndryshme.

Nusja e saj, Kate Middleton, vazhdon të mbajë gjallë kujtimin e Princeshës së Wellsit përmes modës dhe aksesorëve.

Shumë shpesh, Dukesha e Cambridge rifreskon kujtimet për Princeshën Diana duke veshur bizhuteritë e saj, teksa së fundmi, Kate rikrijoi një pamje të tërë nga viti 1992.

Një sako dhe fund ngjyrë blu kombinuar me taka të po të njëjtës ngjyrë ishte veshja që 30 vjet më parë, Princesha Diana kishte zgjedhur ta vishte në një fejesë që ahengu i të cilës u realizua me datë 9 shtator të vitit 1992, ku ajo mori pjesë me motrën e saj, Sarah McCorqoudale.

Princesha Diana, 1992. Kate Middleton, 2021.

Një paraqitje pothuajse të njëjtë ka bërë edhe bashkëshortja e Princit William, Kate Middleton.

Middleton gjatë një vizite në qendrën “Turning Point Scotland” në Skoci, kishte veshur sako me fund ngjyrë blu identike me ato të Princeshës Diana.

I vetmi ndryshim nga veshja e Dianës ishin këpucët. Në vend që t’i përshtatej takat me pjesën tjetër të veshjes të saj, Kate zgjodhi një palë këpuce me model të njëjtë, por me ngjyrë krem.

Princi William dhe Kate Middleton në Skoci.

Ndryshe, Kate Middleton bashkë me Princin William ishin për vizitë në Skoci, vend ky me shumë domethënie për çiftin pasi që ata ishin takuar pikërisht atje për herë të parë ndërsa ndiqnin studimet në Universitetin “St. Andrews’”.

Gjithashtu, Princi William tregoi pranë të pranishmeve se Skocia është burim i disa prej kujtimeve të tij më të mira, por edhe atyre të pikëllueshme.

“Skocia është burimi i disa prej kujtimeve të mia më të lumtura, por edhe më e trishtueshme. Isha në Balmoral kur më thanë se nëna ime kishte vdekur. Ende në tronditje, gjeta një vend të shenjtë në shërbimin e “Crathie Kirk” atë mëngjes dhe në ditët e errëta të pikëllimit që pasuan, gjeta rehati dhe qetësim”, tha ai.

“Si rezultat, lidhja që unë ndiej me Skocinë do të vazhdojë përgjithmonë. Dhe akoma krahas këtij kujtimi të dhimbshëm, është një gëzim i madh. Për shkak se ishte këtu në Skoci, 20 vjet më parë këtë vit, unë u takova për herë të parë me Catherine. Është e panevojshme të thuhet se qyteti ku takoni gruan tuaj të ardhshme mban një vend shumë të veçantë ne zemrën tënde”, përfundoi Princi William.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore