Kosova

Kapet një furgon në Veri, po kontrabandonte mallra nga Serbia


Policia e Kosovës ka njoftuar se në orët e vona të së shtunës është ndaluar një furgon në Jashanicë të Leposaviqit, që dyshohet se kishte hyrë në Kosovë nga Serbia përmes rrugëve ilegale.

Ndërsa gjatë kontrollit në furgon janë hasur gjëra ushqimore e pije alkoolike, derisa malli është dërguar në Terminal Doganor për procedura të mëtejshme ligjore.

“I dyshuari me të vërejtur se është diktuar nga operatorët e NJNSH-së kishte braktisë automjetin dhe ka ikur në drejtim të panjohur. Pas kontrollimit të automjetit vërtetohet se i njëjti ishte i mbushur me gjëra ushqimore dhe pije alkoolike”, thuhet në njoftim.

Organet e rendit kanë njoftuar se me njësitet e saj po punon me përkushtim në menaxhimin dhe kontrollin e vijës kufitare, si dhe parandalimin e veprave penale që ndërlidhen me kontrabandën apo kalimet e paautorizuara të kufirit shtetëror.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore