Shqipëria

Kapet nё Morinё 48 vjeçari nё kёrkim ndёrkombёtar


Njё 48 vjeçar me iniciale B.S, banues nё Kosovё ёshtё kapur ditёn e sotme nё pikёn kufitare tё Morinёs.

Personi bёhet me dije se ka qenё i shpallur nё kёrkim nga organet e drejtësisë tё NCB-sё,Vienё, Austri.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve kundër Personit dhe Pasurisë(SHKPP) në Drejtorinё Vendore tё Policisё nё Kukës (DVP), në bashkëpunim me Policinë Kufitare Morinë dhe Interpol -in e Tiranës kanё bёrё tё mundur arrestimin.

Gjatё pёrpunimit tё tё dhёnave nё hyrje tё pikёs kufitare tё Morinёs, personi rezultoi nё kёrkim ndёrkombёtar pёr veprёn penale “vjedhje me dhunё”.

Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Kukës, ёshtё duke shqyrtuar materialet për veprimet e mëtejshme./AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore