Kosova

Kadri Veseli: Deklarohem i pafajshëm dhe dua që procesi gjyqësor të fillojë sa më shpejt


Kadri Veseli, ish-kryetar i Parlamentit të Kosovës

”Deklarohem i pafajshëm”, ka thënë Kadri Veseli, ish-kryeparlamentar i Kosovës, mbi akuzat të cilat i janë shtuar së fundi në aktakuzë, nga Dhomat e Spcializuara në Hagë.

Veseli ka deklaruar se i ka lexuar aktakuzat megjithatë, ka kërkuar para trupi gjykues, që procesi gjyqësor të fillojë sa më shpejtë.

”I kam lexuar, vetëm kam dëshirë që procesi gjyqësor të fillojë sa më shpejtë dhe të kem të drejtën time të shpreh pozitën time dhe pafajësinë time para qytetarëve të Republikës së Kosovës, luftëtarëve të UÇK-së dhe këtij gjyqi të nderuar”.

”Ju falënderoj për të gjitha të drejtat, dhe kisha pas dëshirë që këto të drejta që i përmendni të kem të drejtë dhe t’i aplikoj”, vazhdoi më tej Veseli.

Të martën e 10 majit, në Hagë ka vazhduar konferenca e radhës për ecurinë e çështjes ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, pas zgjerimit të aktakuzës nga Zyra e Prokurorisë Speciale.

“I pafajshëm” u deklarua edhe ish Presidenti i Kosovës. Hashim Thaçi.

Prokurori ka dorëzuar aktakuzën e ndryshuar, dhe versionet e redaktuara konfidenciale dhe publike.

“Prokuroria shton akuzat e reja, në lidhje me krimet që pretendohet që janë kryer në Budakovë e Semetishtë të komunës së Suharekës, midis 4 korrikut 1998 dhe shtatorit. Dhe 28/29 prill në lidhje me 12 persona. Krim kundër njerëzimit, i përndjekjes, krimi kundër njerëzimit i burgosje, krimi i luftës i ndalimit arbitrar, krimi kundër njerëzimit i akteve tjera çnjerëzore, krimi i luftës i trajtimi mizor. Krimi kundër njerëzimi i torturës. Krimi i luftë i torturës. K i vrasjes së paligjshme, krimi i luftës i vrasjes, pika 10 krimi i njerëzimi i zhdukjes së peronave”, tha Prokurori i Specializuar.

Më tej, sipas prokurorisë aktakuza tjetër ka të bëjnë me krimet që pretendohen që janë kryer në Komunën e Gjilanit në muajin korrik të vitit 1999 në lidhje me tre persona.

“Krimi kundër njerëzimi i përndjekje, i burgosjes, krimi i luftës i ndalimit arbitrar, krimi kundër njerëzimi i akteve tjera njerëzore, krimi i luftës i trajtimit mizor, krimi kundër njerëzimit i torturës, krimi i luftës i torturës, krimi kundër njerëzimit i vrasjes së paligjshme, krimi i luftës vrasjes së paligjshme”.

“Krimet  në pika 1, 2, 4, 6, 8 dhe 10 u kryen si pjesë e sulmit gjerësisht të përhapur kundër popullatës civile në Kosovë dhe Shqipëri veriore, nga viti 98 deri shtator 99. Këto krime vunë në shënjestër kundërshtarët që konsideroheshin bashkëpunëtorët që kishin qene të lidhur me institucionet shtetërore të RFJ-së ose nuk mbështesin qëllimet e UÇK-së dhe më vonë të qeverisë së përkohshme të Kosovës, ndër të cilët personat e lidhur me LDK serb, rom dhe të kombësive tjera”.

“Krimet 57 dhe 9 u kryen me personat që nuk merrnin pjesë aktive në luftime në kontekstin e konflikti të armatosur jo ndërkombëtar, dhe në lidhje me këtë konflikt ndërmjet UCK dhe forcave RFJ-së që luftonin në emër dhe të Serbisë, ndër të cilat njësitet policore dhe në lidhje me këto krime ekziston një dyshim i bazuar mirë se Veseli ka përgjegjësi penale, si kryerje si anëtar i ndërmarrjes së përbashkët kriminale, ose si alternativ për kryerën e ndërmarrjes kriminale për pikat nga 1 deri 10 duke pas dijeni se këto pikat mund të kryheshin si ndërmarrje e përbashkët ose për ndihmë Veseli ka përgjegjësi penale si epror në këto pika”, tha Prokurori i Specializuar.

Gjyqtari pyeti Veselin se nëse i ka kuptuar akuzat e reja, ai u deklarua ”i kam lexuar. Vetëm kam dëshirë që procesi gjyqësor të filloj sa më shpejt dhe të shpreh pozitën dhe pafajësinë time para qytetarëve të Republikës së Kosovës dhe këtij gjyqi të nderuar”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore