Kosova

Jusufspahiç: Kosova është djepi i serbëve të lindur atje, Serbia e myslimanëve dhe shqiptarëve


Myftiu i Beogradit, Mustafa Jusufspahiç

Myftiu i Beogradit, Mustafa Jusufspahiç, ka thënë për Kurir se Kosova është vendi i Serbisë që duhet të kultivohet dhe se Kosova është djepi i serbëve të lindur atje, ashtu siç është Serbia djep i myslimanëve dhe shqiptarëve të lindur në Serbi.

Ai theksoi se Kosova është një vend ku njerëzit duhet të jetojnë së bashku.

“Gjithçka është e kotë nëse nuk ka njerëz për të jetuar atje. Cila është vlera e një vendi nëse nuk ka njerëz. Shqiptarët dhe serbët duhet të gjejnë një gjuhë të përbashkët, dhe kjo është e mundur përmes ekonomisë, kulturës dhe sportit”, tha Jusufspahiç.

Jusufspahiç u bëri thirrje të gjithëve që të jetojnë në paqe dhe potencoi se këtë duan njerëzit e zakonshëm.

“Zoti nuk i satanizoi serbët në Kuran, as nuk i satanizoi shqiptarët në Bibël. Ne kemi një lidhje që quhet Zot. Kisha Ortodokse Serbe dhe Bashkësia Islame kanë qenë gjithmonë një tregues se si duhet jetuar”, pohoi Jusufspahiç.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore