Rajoni

Josep Borrell: Ofertat e anëtarësimit të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në BE do shqyrtohen bashkarisht


Në një deklaratë të dhënë për mediat, pas takimit të ministrave të Punëve të Jashtmë të BE-së, shefi i punëve të jashtme të bllokut, Josep Borrell konfirmoi se ofertat e anëtarësimit të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut do bëhen bashkarisht.

“Ofertat e anëtarësimit të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në BE duhet të shqyrtohen së bashku”, tha ai.

Sipas tij bisedimet e anëtarësimit në BE me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut nuk mund të “ndahen”.

Kujtojmë së Brukseli i kishte marrë të dyja kërkesat së bashku në konsideratë, por javën e kaluar Olivér Várhelyi, Komisioneri Evropian për Zgjerimin, la të hapur mundësinë e ndarjes së ofertave nëse Bullgaria vazhdon të kundërshtojë hyrjen e Maqedonisë së Veriut në bllok.

 

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore