Kosova

Janjiç: “Serbia duhet të vendosë, të mirëmbajë ose jo varësinë ndaj Rusisë për shkak të Kosovës”


Analisti politik serb, Dushan Janjiç

“Rusia parimet i përdor ashtu siç i nevojiten. Ata Kosovën gjithmonë e kanë përdorur si rast ‘sui generis’ ku pajtohen me Perëndimin në mënyrë që ta përdorin si precedent. Dhe ashtu edhe po e përdorin, si precedent. Në esencë, këto shtete është duke i krijuar bazuar në precedentit e Kosovës. Kjo gjë e përforcon argumentit e Prishtinës, gjë që e hap derën për njohje nga Rusia, dhe Beogradi duhet të konsiderojë nëse do të mirëmbajë varësinë e saj ndaj Moskës për energji dhe siguri në vend të Kosovës”, ka deklaruar Dushan Janjiç.

Sipas analistit politik serb, kjo gjë ka mundësi të çojë edhe në inkurajimin e Dodikut për të formuar entitetin serb të Republika Srpska-s si shtet.

“Do të shohim këto ditë kur të arrijë emisari i Putinit, se çfarë instruksione të t’i ipen Vuçiçit. Nëse Vuçiç i futet asaj rruge, atëherë ai do të hyjë në atë që quhet blloku i aleatëve të Rusisë dhe Putinit, që do të thotë se të përballet me përgjigje nga BE, Amerika dhe të gjithë kundërshtarët e Putinit”, ka thënë Janjiç.

“Ne gjithashtu e dimë se një pjesë e së djathtës serbe ka jetuar në Donbas dhe pa participuar në aktivitete politike dhe propagande. Ka edhe vullnetarë që po luftojnë në anën e Rusisë. Serbia është tashmë e përfshirë në krizën që po zgjat që nga 2006-a”.

Sipas analistit serb, në këtë skenar Perëndimi do t’i kërkojë Serbisë reagim të mprehtë dhe ta pyes Serbinë t’u bashkëngjitet dhe të vendosin se ku përkasin.

Ai gjithashtu thotë se Beogradi duhet të konsiderojë se a do të mbetetet e varur nga Rusia në energji dhe siguri vetëm për shkak të Kosovës.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore