Rajoni

Ish-Kryetarja e Preshevës e quan “Puç” shkarkimin e saj nga detyra


Ardita Sinani, ish-Kryetare e Komunës së Preshevës

“Puç”, e ka quajtur shkarkimin e saj nga detyra e të parës së komunës së Preshevës, Ardita Sinani.

“Si arsyetim për puçin e tyre ndaj Komunës së Preshevës, Samia dhe Shqiprimi po thonë: “Mosrespektimi i Marrëveshjes së Tiranës 2020”, ka shkrua Sinani në llogarinë e saj në Facebook.

Ish-Kryetarja, tashmë, e komunës së Preshevës ka thënë se se kryetari i Kuvendit Komunal, Sami Salihu, dhe kryetari i ri i Preshevës, Shqiprim Arifi, janë duke e demantuar veten, sipas saj, kjo për shkak se nuk janë duke Kosovës dhe Shqipërisë për shkarkimin e saj.

“Si arsyetim pse nuk iu përgjigjen tash Tiranës dhe Prishtinës për puçin e tyre ndaj Komunës së Preshevës, Samia dhe Shqiprimi po thonë: ‘Vendosim vet’”, ka specifikuar Sinani.

“Në fakt, me vetëdemantimin e tyre, Samia dhe Shqiprimi po dëshmojnë se ‘nuk ishin te Tirana dhe Prishtina’ dhe ‘nuk vendosën vet’”, ka pëfunduar ajo.

Më 11 prill, Ardita Sinani është shkarkuar nga posti i kryetares së Komunës së Preshevës.

Nga 38 këshilltarë komunal sa ka Kuvendi i Preshevës, 20 prej tyre votuan për, duk bërë kështu që Sinani të zhvishet nga kompetencat e të qenit udhëheqëse e Komunës së Preshevë.

“Alternativa për ndryshim” në Preshevë kishte mbledhur nënshkrimet për të rrëzuar qeverisjen lokale, përmes të cilës u kërkua shkarkimi i kryetares Sinani.

Një ditë para shkarkimit, më 10 prill, Sinani kishte kërkuar që të shtyhet mbajtja e kuvendit komunal për shkarkimin e saj, pasi që më 11 prill ajo kishte caktuar një takim me Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, në Prishtinë.

Kryeministri Kurti nga ky takim me përfaqësues tjerë politik të Luginës kishte thënë se nuk duhet mbështetur tentimet për acarim të shqiptarëve me njëri-tjetrin, pjesë e së cilës është edhe synimi për ta rrëzuar kryetaren e Preshevës, Ardita Sinani.

Në Krye të Komunës së Preshevës, Sinani qëndroi për një vit.

Ajo u zgjodh kryetare e Komunës së Preshevës në maj të vitit të kaluar, pasi arriti koalicion me Ragmi Mustafën e Partisë Demokratike Shqiptare, i cili u zgjodh nënkryetar i komunës dhe Sami Salihun nga Lëvizja për Reforma, që mori postin e kryetari të Kuvendit komunal.

Partnerët e koalicionit nga radhët e “Lëvizjes për Reforma” që ia dhanë votat Sinanit për ta zgjedhur kryetare para një viti, tani kanë inicuar shkarkimin e saj ndërsa nuk janë përmendur arsyet për largimin e tyre dhe bashkëqeverisjen me partnerë tjerë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore