Lajme

Ish-ambasadori serb në Gjermani: Mosvendosja e sanksioneve ndaj Rusisë po na kushton shumë


Ish-ambasadori i Serbisë në Gjermani, Ivo Viskoviç

Ish-ambasadori i Serbisë në Gjermani, Ivo Viskoviç, në një intervistë për mediumin serb Nova.rs thotë se ajo që ndodhi me kërkesën e Kosovës për pranim në Këshillin e Evropës i shërbeu Serbisë se duhet ti kushtoj më shumë vëmendje interesave të saj.

“Mos vendosja e sanksioneve ndaj Rusisë po na kushton shumë. Fakti është se nuk është e lehtë për ne që ta marrim atë vendim, sepse sido që ta ktheni, do të ketë dëme – është vetëm çështja se ku do të jetë dëmi më i madh, e ku më i vogël”, tha ai.

Kur pyetet për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, ai thotë se “është e vështirë të kuptohet se çfarë po ndodh realisht në ato negociata”.

“Kualifikimet e paraqitura nga presidenti Vuçiç janë shumë të vështira dhe të pakëndshme, dhe nëse vërtet lidhen kështu, nëse mashtrojnë, nëse gënjejnë njëri-tjetrin, atëherë nuk dini çfarë të prisni. Nuk është karakteristikë e negociatave serioze ndërkombëtare që njëra palë tenton ti tërheqë hundën tjetrës, të abuzojë me atë që është bërë gjatë negociatave apo edhe të falsifikojë paraqitjen e asaj që po ndodh”.

Tani sipas tij, “është koha” që bashkësia ndërkombëtare dhe shqiptarët nga Kosova, e sigurisht edhe serbët të ndalen dhe të marrin një qëndrim më pajtues për të parë se çfarë mund të bëhet së bashku dhe jo çfarë mund të bëhet kundër njëri-tjetrit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore