Shqipëria

Integrated Energy: Bashkia e Kavajës është përgjegjëse, nuk deklaroi sasinë e mbetjeve


Pas deklaratës së kreut të Bashkisë së Kavajës, Redjan Krali, i cili bëri fajtor Landfillin e Sharrës për situatën e krijuar nga depozitimi i mbetjeve në zonën turistike midis Spillesë dhe plazhit të gjeneralit ka ardhur reagimi i kompanisë private “Integrated Energy”.

Ata kanë përgënjeshtruar këtë informacion dhe kanë dalë me një deklaratë për të sqaruar situatën e mbetjeve.

“Bashkia Kavajë nuk  plotësoi dokumentacionin e kërkuar dhe e mbajti atë peng, duke refuzuar të deklarojë sasinë e saktë të mbetjeve që gjeneron kjo bashki në ditë”, shpreh fillimisht Integrated Energy.

Ata theksojnë se pikërisht mosdeklarimi nga ana e Bashkisë Kavajë  i sasive të depozitimit për mbetjet e gjeneruara nga territori i Bashkisë Kavajë, të cilat do depozitoheshin pranë Z.T.M.T-së krijoi këtë pengesë që sipas kryetarit të kësaj bashkie zotit Krali, ishte faji  i shoqerisë dhe jo i Bashkisë.

Integrated Energy shkruan se në datën 15 qershor është lidhur një akt-marrëveshje depozitimi ndërmjet Bashkisë Kavajë dhe “Integrated Energy BV SPV” shpk.

Ata nënvizojnë se përveç akt-marrëveshjes së depozitimit nga ana e shoqërisë është kërkuar edhe dokumentacioni plotësues në lidhje me procedurat e depozitimit që ndjek shoqëria.

Kompania sqaron se ky është një kusht themelor në aktivitetin e shoqërisë, e cila operon në  Zonën e Trajtmit të Mbetjeve Tiranë (Z.T.M.T) sipas të gjitha standarteve të BE-së.

Më tej, kompania shkruan se në takimin e 14 korrikut mes Kryetarit të Bashkisë Kavajë dhe Administratores së shoqërisë u krye edhe finalizimi i procedurës në lidhje me plotësimin e dokumentacionit nga ana e Bashkisë Kavajë.

Nga data 14 korrik, Zona e Trajtimit të Mbetjeve ka pritur depozitimet e mbetjeve të ardhura nga territori i kësaj Bashkie.

Sipas tyre, nuk është hera e parë që Zona e Trajtimit të Mbetjeve Tiranë ndeshet me problematikën e mosdeklarimit të saktë të sasive të mbetjeve që vijnë për depozitim nga bashkitë e qarkut Tiranë.

“Ne si shoqëri, jemi të gatshëm të vijmë në ndihmë, të bashkëpunojmë, të ofrojmë shërbim, por duke gjetur mënyrën më të  mirë për ti dhënë zgjidhje trajtimit të mbetjeve sipas të gjitha standarteve të përcaktuara nga BE-ja”, ravijëzon Integrated Energy.

Ndërkaq ata kërkojnë nga kryetari i Bashkisë së Kavajës  zoti Redjan Krali, të mbajë përgjegjësitë dhe të respektojë rregullat dhe ligjet për një mbarëvajtje korrekte midis Palëve.

“Ne si shoqëri koncesionare, mbajmë përgjegjësi të plotë për sasitë dhe tipologjinë e mbetjeve në bazë të kontratës së koncesionit dhe ligjeve në fuqi dhe për këtë shkak e kemi të pamundur ‘të hapim dhe të mbyllim traun’ sipas dëshirës dhe në kundërshtim me ligjin”, shkruhet në përmbyllje të deklaratës së Integrated Energy për mediat.

Ata shprehen të vendosur për të mos cënuar asnjë kriter dhe standart të BE-së mbi të cilat Zona më e madhe e Trajtimit të Mbetjeve në vend operon.

 

Ky artikull është i sponsorizuar nga Integrated Energy

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore