Pajisje

Imazhet e nxjerra nga inteligjenca artificiale për të zgjidhur probleme dermatologjike


Një grup ekspertësh është duke punuar në një program të inteligjencës artificiale për të gjeneruar imazhe sintetike të sëmundjeve të lëkurave më të errëta.

Ai po i përdor ato imazhe për një mjet që mund të ndihmojë në diagnostikimin e kancerit të lëkurës.

“Të kesh imazhe reale të lëkurës më të errët është zgjidhja përfundimtare”, ka thënë eksperti Eman Rezk.

Për të, derisa të mundësohen këto të dhëna, nevojitet gjetja e një mënyre për të mbyllur hendekun.

Ka edhe të tjerë që shqetësohen se përdorimi i imazheve sintetike mund të sjellë problemet e veta.

Sipas studiueses Roxana Daneshjou, fokusi duhet të jetë në shtimin e imazheve reale më të ndryshme në bazat e të dhënave ekzistuese.

“Krijimi i të dhënave sintetike tingëllon si një rrugë më e lehtë se sa të bësh punën e vështirë për të krijuar një grup të dhënash të larmishme”, ka treguar ajo.

Në dermatologji, ekzistojnë dhjetëra përpjekje për të përdorur inteligjencën artificiale.

Studiuesit ndërtojnë mjete që mund të skanojnë imazhet e skuqjeve dhe nishaneve për të kuptuar llojin më të mundshëm të problemit.

Më pas, dermatologët mund t’i përdorin rezultatet për t’i ndihmuar ata të bëjnë diagnoza.

Por shumica e mjeteve janë ndërtuar në bazat e të dhënave të imazheve që ose nuk përfshijnë shumë shembuj të kushteve në lëkurë më të errët ose nuk kanë informacion të mirë për gamën e toneve të lëkurës.

Çka e bën të vështirë për grupet që të jenë të sigurt se një mjet do të jetë po aq i saktë në lëkurën më të errët.

Kjo ka qenë edhe arsyeja pse ekipi i është drejtuar  imazheve sintetike.

Projekti ka katër faza kryesore. Tanimë, ekipi ka analizuar grupet e disponueshme të imazheve për të kuptuar se si do të nënpërfaqësohen tonet e errëta të lëkurës.

Po ashtu ka zhvilluar një program të inteligjencës artificiale që përdor imazhe të kushteve të lëkurës më të hapur për të prodhuar imazhe të atyre me lëkurë të errët.

“Falë përparimeve të inteligjencës artificiale ishim në gjendje të përdornim imazhet e disponueshme të skanimit të bardhë për të gjeneruar imazhe sintetike me cilësi të lartë me tone të ndryshme lëkure”, ka treguar Rezk.

Pastaj, ekipi do të kombinojë imazhet sintetike të lëkurës më të errët me imazhet reale të lëkurës më të hapur për të krijuar një program që mund të zbulojë kancerin e lëkurës.

Ai do të kontrollojë vazhdimisht bazat e të dhënave të imazheve për të gjetur ndonjë fotografi të re, reale, të kushteve të lëkurës së errët që mund t’ia shtojë modelit të ardhshëm.

Sipas Rezk, imazhet sintetike janë një pengesë derisa të ketë më shumë fotografi reale të kushteve me lëkurë më të errët.

 

Marrë nga “The Verge”, përshtatur për “Albanian Post”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore