Lajme

IDF-ja thotë se vrau një numër personash të armatosur në kufirin me Libanin


Forcat e Mbrojtjes të Izraelit (IDF) thonë se trupat kanë vrarë disa persona të armatosur që u infiltruan në Izrael nga Libani.

“Trupat vazhdojnë të skanojnë zonën”, thotë IDF-ja.

Ushtria shton se një helikopter luftarak po godet objektivat në zonë.

Lajmi u bë i ditur nga agjencia “The Times of Israel”.

Të shtëna me armë zjarri dhe shpërthime u raportuan më herët në kufirin me Libanin, teksa ushtria izraelite iu përgjigj infiltrimit të disa të dyshuarve në Izrael.

Një reporter i stacionit Al-Manar i lidhur me Hezbollahu-n publikoi një video në të cilën dëgjohen të shtëna me armë zjarri dhe disa shpërthime, pranë fshatit Dhayra në jug të Libanit.

Forcat e Mbrojtjes së Izraelit nuk kanë dhënë ende detaje të mëtejshme mbi incidentin.

Disa të dyshuar depërtuan në Izrael nga Libani, sipas IDF-së

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore