Lajme

Hysen Sogojeva: Të hiqet TVSh-ja, është vështirësuar funksionimi i bizneseve


Ilustrim

Tatimi mbi vlerën e shtuar për produkte deri në 18% është duke dëmtuar rëndë bizneset në Kosovë, ka deklaruar Kryetari i Odë së Hotelierisë dhe Turizmit, Hyen Sogojeva.

Ky, ka kërkuar heqjen e këtij tatimi duke shtuar se situata e ekonomike në Kosovë dhe lufta në Ukrainë po e vështirësojnë funksionimin e bizneseve.

“Ne edhe më herët kemi kërkuar që TVSh-ja edhe në kohën reale të hiqet. Kërkojmë që TVSh-ja të hiqet sepse ende jemi në kohë të pandemisë”, ka thënë i për EO.

“Jemi në një situatë që na është paraqitur lufta në Ukrainë pastaj situata e ekonomike e ulët në Kosovë po pamundëson që këto biznese të funksionojnë. Ne kërkojmë sa më shpejt të hiqet TVSh-ja”.

Përveç heqjes së TVSh-së Sogojeva ka kërkuar të largohet edhe akciza e naftës krejt kjo për shkak të funksionimit më të mirë të bizneseve.

“Ka disa shtete që heqin akcizën për shkak të funksionimit më të mirë të bizneseve dhe vetë shtetit sepse shteti varet prej tatimeve. Shteti duhet të lirojë bizneset në mënyrë që të marrë tatime”.

“Në këto kushte me këto rritje të çmimeve pse të mos hiqet edhe akciza me kusht që të kemi lirim të naftës të cilat lidhen si zinxhir në rritjen e çmimeve e sidomos produkteve ushqimore”.

Këto dy forma sipas kryetarit të Odës së Hotelerisë dhe Turizmit të Kosovës janë më të mira se sa të shkohet direkt në tërheqjen e mjeteve nga Trusti, raporton EO.

“Unë mendoj që shtetit duhet të mendojë në forma të tjera të ndihmohen qytetarët duke ulur TVSh-në, akcizën sesa të shkohet direkt në Trust. Në Trust edhe ashtu do të favorizohej shtresa e ulët sepse shtresa e mesme dhe e lartë jam i bindur se nuk do të tërheq Trustin”.

Me miratimin e Ligjit për Rimëkëmbje Ekonomike ku ishte plotësuar dhe ndryshuar edhe  për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar, ku përmes nenit 7 të Ligjit për Rimëkëmbje Ekonomike që plotësoi nenin 26 të Ligjit për TVSh-në, u theksua se uljes së TVSh-së i bashkëngjiten furnizimi i mallrave dhe shërbimet hoteliere, restorantet dhe shërbimet e ushqimit.

Pra, Tatimi mbi Vlerën e Shtuar në këta sektor është kthyer në 18% nga 8% sa ishte në vitin 2020 dhe 2021, në fillim të këtij viti.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore