Kosova

Hovenier në pritjen për Robinson: Krenar për punën që po e bëjmë për avancimin e sundimit të ligjit në Kosovë


Foto: Jeffrey Hovenier

Për nder të vizitës së Ndihmës Sekretari amerikan për Byronë Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Çështjeve të Zbatimit të Ligjit, Todd Robinson, që është duke qëndruar në Kosovë, ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, Jeffrey Hovenier, ka organizuar një pritje për zyrtarin e lartë amerikan.

Përmes një postimi në platforëmn X, Hoveneir ka theksuar se me kënaqësi ka mirëpritur zyrtarët e qeverisë, përfaqësuesit e drejtësisë dhe shoqërisë civile në Kosovë për t’u takuar me Robinson-in.

Ai shtoi se është krenar me punën që po bëhet në avancimin e sundimit të ligjit në Kosovë.

“Ishte kënaqësi që mirëprita zyrtarë të qeverisë, përfaqësues të drejtësisë dhe shoqërisë civile, dhe partnerët e @StateINL në një pritje për t’u takuar dhe folur me Ndihmës Sekretarin Todd Robinson gjatë vizitës së tij në Kosovë. Krenar për punën që po bëjmë së bashku për të avancuar sundimin e ligjit në Kosovë”, shkroi Hovenier.

Ndryshe, Robinson pas takimit me Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, në një konferencë për media, ka ritheksuar mbështetjen amerikane për popullin e Kosovës.

I shkurtër në deklarim, Robinson, ka potencuar se SHBA-të janë të vendosur për të mbështetur përpjekjet e qytetarëve të Kosovës për të ndërtuar institucione jetike të sigurisë dhe të strukturave të gjyqësorit dhe të drejtësisë.

“Po punojmë për një Kosovë më të mirë sot, por edhe për një Kosovë më të fortë, më transparente në të ardhmen, për të gjithë qytetarët”, ka thënë shkurt ai.

Ndër të tjera zyrtari amerikan ka falënderuar presidenten Osmani për mikpritjen e ngrohtë.

Robinson: SHBA-të po punojnë për një Kosovë më të mirë

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore