Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, derisa ka përmendur ligjin e ri për procedurat tatimore, ka deklaruar përmes një postimi në “Facebook” se “qeveria e ardhshme ka shumë punë për sanimin e dëmeve të shkaktuara me ligje e ndërhyrje kontradiktore kundër biznesit” nga ekzekutivi aktual nën drejtimin e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV).
Hoti ka kritikuar qeverinë e kryeministrit kosovar, Albin Kurti, duke thënë se sipas ligjit të ri për tatimin, nëse biznesi paguan më shumë TVSH në Administratën Tatimore të Kosovës (ATK), nuk mund ta shfrytëzojë kreditimin tatimor mbi tre vjet. E kur të kalojë periudha tre vjeçare, sipas deputetit të LDK-së, shuma e parapagimit tatimor për biznesin është humbur.
“Ndërkaq, pagesat e tepërta të tatimit në fitim për periudhën mbi 3-vjeçare nuk mund të rimbursohen e as të transferohen në obligime të tjera tatimore që biznesi ka ndaj shtetit. Ky është rezultati i ‘reformave tatimore’ kur bëhen pa debat publik shterues dhe miratohen me procedura të përshpejtuara në kuvend”, ka shkruar mes tjerash anëtari i Kryesisë së LDK-së.
Ndryshe, zgjedhjet e rregullta parlamentare në Kosovë do të mbahen më 9 shkurt 2025, në një kohë kur polarizimi i skajshëm dhe sfidat e sigurisë janë duke zënë rrënjë në vend. Në të njëjtën kohë, zhvillimi ekonomik i ngadaltë, integrimet e kufizuara evropiane e procesi i dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë vazhdojnë të mbeten disa prej çështjeve kryesore politike.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Kurti kërkon zbatimin e Marrëveshjes Bazë pa vonesa: Në thelb të saj është së paku njohja reciproke
-
Një vit nga sulmi në Banjë, Manastiri mbyllet nga 23 deri më 26 shtator
-
Posta apelon qytetarët të mos bien pre e mesazheve të dyshimta
-
Haradinaj në takim me Orav thekson nevojën që Kosova t’i kthehet kursit të integrimit euro-atlantik
Lajmet kryesore
-
Dumani me Prokurorin e Përgjithshëm të Zvicrës: Strategji kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit
-
Dorëhiqet anëtarja e Gjykatës Kushtetuese, Elsa Toska
-
Mossad mashtroi dhe befasoi Hezbollahun duke hedhur në erë pagerët
-
Kurti kërkon zbatimin e Marrëveshjes Bazë pa vonesa: Në thelb të saj është së paku njohja reciproke