Lajme

Hong Kong dhe Macao pezullojnë vaksinën BioNTech


Në Hong Kong dhe Macao është pezulluar shpërndarja e vaksinës Covid-19, BioNTech. Sipas autoriteteve, është vërejtur një defekt në paketim.

Që nga e marta, sipas qeverisë, 150 mijë e 200 njerëz në Hong Kong, tashmë e kanë marrë dozën e tyre të parë të vaksinës BioNTech.

Megjithëse të dyja kompanitë farmaceutike, Fosun dhe BioNTech, “nuk kanë gjetur ndonjë arsye për të besuar se siguria e produktit është në rrezik”, qeveria e Hong Kongut tha se ka pezulluar vaksinat që përfshijnë numrin e serisë 210102.

“Këto janë masa parandaluese, për të garantuar vazhdimisht sigurinë e programit të vaksinimit”, thuhet në deklaratë.

Para ndalimit të përhapjes së BioNTech, Hong Kong u ofroi banorëve të zgjidhnin midis dy vaksinave, BioNTech apo Sinovac.

Kështu, ata që dëshirojnë të vaksinohen, ose duhet të presin derisa të zgjidhet çështja me dozat e BioNTech, ose të shkojnë drejt Sinovac.

Hong Kong gjithashtu pritet të marrë doza të vaksinës AstraZeneca.

Përhapja e ngadaltë lidhet me hezitimin ndaj vaksinave

Pas pezullimit të BioNTech, ka të ngjarë të zbehet vaksinimi masiv në Hong Kong, i cili tashmë po lëviz me një ritëm më të ngadaltë se sa pritej.

Shefi Ekzekutiv i Hong Kongut, Carrie Lam, të martën tha se, “Hong Kongu është me fat, për sa i përket vaksinimit”.

“Ndërsa shumë vende në të gjithë botën po përpiqen për vaksina, ne kemi të sigurt furnizimin me vaksina për njerëzit e Hong Kongut”, pohoi ai.

Javën e kaluar, qeveria vendosi të zgjeronte programin për t’i përfshirë të gjithë banorët mbi moshën 30 vjeç, të cilët zënë gati 80% të popullsisë.

Fillimisht, autoritetet përgatitën vaksinën Sinovac, më 18 shkurt, dhe më pas BioNTech në fillim të marsit.

Megjithëse rreth 252  mijë e 800 njerëz kanë marrë deri tani dozën e tyre të parë të Sinovac, të shumtë janë ata që hezitojnë, për shkak të mungesës së të dhënave publike në lidhje me provat klinike.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore