Kosova

Haziri për “takimin sekret në Zvicër”: Janë rekomanduese këto takime, edhe LDK merr pjesë


Nënkryetari i Lidhjes Demokratike i Kosovës, Lutfi Haziri, ka reaguar pasi Qeveria e Zvicrës e ka konfirmuar për Albanain Post se ka ndodhur një takim sekret mes përfaqësuesve të Kosovës dhe atyre të Serbisë gjatë muajit nëntor në Zvicër.

Por, ai thotë se këto takime më shumë janë “rekomanduese” dhe se LDK-ja merr pjesë në çdo tavolinë që ftohet për të diskutuar për çështje të tilla.

“Ky Departament punon në rregullat e “Chatham House” dhe palët takohen sipas një orari për të diskutuar çështjet e hapura në mes të Serbisë dhe Kosovës, në linjat e dialogut të Brukselit, por që është më shumë takim rekomandues, sikur takimi i fundit i mbajtur në Zvicër që ka dalë me një non paper dhe ka rekomanduar mënyrën si të dilet nga kjo gjendje e bojkotit të institucioneve tona nga ana e serbëve të Kosovës dhe rolin e Serbisë në këtë bojkot”, ka shkruar Haziri në Facebook.

Sipas tij, formate të tilla të takimeve kanë organizuar dhe mbështetur edhe vendet tjera.

“Tashmë dihet se prej vitit 2015, ky Departament mbështet përmes CIG-ut një takim të përfaqësuesve politikë të Kosovës dhe Serbisë në kuadër të dialogut”, shtoi ai.

Ndryshe, dy delegacionet janë takuar për bisedime jo zyrtare vetëm shtatë ditë pasi serbët e Kosovës u tërhoqën nga institucionet, kanë thënë për Albanian Post në një përgjigje nga Departamenti Federal Zviceran për Politikë të Jashtme.

“I fundit nga këto takime jo zyrtare është bërë në Zvicër një javë pasi serbët janë tërhequr nga institucionet”, thuhet në përgjigje të MPJ-së zvicerane për AP-në.

10 ditë nga vendosja e barrikadave në Veri

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore