Pajisje

Hakerët po përdorin AI për krime kibernetike


Zyrtari më i lartë për siguri kibernetike në Kanada, Sami Khoury, ka deklaruar se inteligjenca artificiale po shfrytëzohet prej hakerëve për të krijuar malware, për phishing dhe për të shpërndarë dezinformata në internet.

Kjo tregon se kriminelët kibernetikë po përfitojnë nga avancimet e inteligjencës artificiale.

Në një intervistë, Khoury theksoi se agjencia e tij ka vërejtur inteligjencën artificiale të përdorur në email-e phishing.

Benefits & Risks of Artificial Intelligence - Future of Life Institute

Monitoruesit e sigurisë kibernetike kanë bërë raportime të ngjashme në muajt e fundit, duke paralajmëruar për rreziqe.

Kjo situatë thekson nevojën e monitorimi dhe masave parandaluese për të luftuar këtë lloj kriminelësh që po përdorin inteligjencën artificiale për qëllime të këqija.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore