Teknologji

Google, krijimi i link-ut në Chrome 90


Përmes një veçorie të re Google 90 do t’ju mundësojë përdoruesve që të krijojnë një link në një nga pjesët e përzgjedhura në faqen e internetit.

The Verge, faqe kushtuar të rejave teknologjike, tregon se veçoria ka nisur fillimisht vitin e kaluar si shtesë e shfletuesit të quajtur Link to Text Fragment.

Tanimë Google-i e ka shtuar funksionin brenda vetë Chrome-it dhe ai është ende duke u përmirësuar.

Në një post në blog, menaxheri i produktit në Google, Kayce Hawkins, ka shpjeguar se veçoria e re funksionon duke vizituar së pari një faqe në internet. Më tej mjafton të përzgjidhet teksti ku përdoruesi dëshiron të krijojë një link dhe duke klikuar me të djathtën zgjidhet opsioni “copy link to highlight”.

Ndërkohë gjenerohet një URL që mbaron me shenjën thurje (#), të cilën përdoruesi mund ta ndajë me të tjerët.

Kjo do të mundësojë që përdoruesi tjetër që merr link-un e dërguar, të shkojë në seksionin specifik të përzgjedhur nga dërguesi dhe jo të gjurmojë në faqe se ku ndodhet pjesa që i intereson.

Kompania ka bërë me dije se për momentin funksioni është i disponueshëm në pajisjet desktop dhe Android vetëm për disa përdorues. Dhe së shpejti do të jetë i pranishëm edhe në iOS.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore