Shqipëria

Goditet banda shqiptaro-serbe në Greqi


Njё bandё shqiptaro-serbe e trafikut ndёrkombёtar ёshtё goditur nё Selanik tё Greqisё.

Nga operacioni janё sekuestruar 300 kg kokainё dhe janё arrestruar tre persona. Personat janё shtetas shqiptarё dhe serbё. Gjithashtu ёshtё bёrё e ditur se baza e bandёs ka qenё nё Athinё.

Pjesё e grupit ka qenё dhe njё shtetas tjetёr, i cili u arratis duke u hedhur nga ballkoni.

Banda ёshtё kapur nga oficerё tё policisё tё Nёndrejtorisё sё Prokurorisё sё Drogёs nё Selanik, nё bashkёpunim me shёrbimin amerikan DEA.

Policia greke ёshtё duke vazhduar me kёrkimet.

Sipas policisë, anëtarët e grupit kanë furnizuar me kokainë ishuj grekë. Ndërkohë, operacioni për kapjen e personave të tjerё tё përfshirë në trafikun e kokainës.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore