Shqipëria

Gjykata e Apelit lë në fuqi vendimin për anëtarin e KLGJ-së


Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi vendimin për anëtarin e Këshillit të Lartë Gjyqësor (KLGJ) Alban Toro, të premten e 23 korrikut.

Sipas njoftimit, Toro do të hetohet nga Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit Dhe Krimit Të Organizuar (SPAK) për “falsifikim dokumentesh”.

Më herët, Gjykata e Posaçme rrëzoi vendimin e SPAK-ut për mosfillimin e hetimeve ndaj anëtarit Toro-s. Gjithashtu ka urdhëruar prokurorinë të regjistrojë procedim penal për “falsifikim dokumentesh”.

Toro është paditur në SPAK nga avokati Ndue Pjetra, drejtues i Shoqatës së Avokatëve Antikorrupsion. Kjo me pretendimin se nuk plotësonte kriterin e eksperiencës së mjaftueshme të punës si avokat, për të qenë anëtar i KLGJ-së.

SPAK vendosi mos-fillimin për çështjen, duke mos gjetur vepër penale në pretendimet e kallëzuesve.

Më vonë, Gjykata e Posaçme ka urdhëruar SPAK-un të regjistrojë procedimin penal për falsifikim dokumentesh dhe të nisë hetimet ndaj Toros.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore