Kosova

Gjuajtje me armë në Suharekë një i plagosur e gjashtë të lënduar


Ilustrim

Policia e Kosovës nëpërmjet një komunikate për media ka njoftuar se pas një gjuajtje me armë zjarri në një lokal nate në fshatin Topliqan të Suharekës një person dyshohet se është plagosur dhe gjashtë të tjerë janë lënduar nga gjësende të forta dhe xhamat e thyer të dritareve të lokalit, ku ishin duke qëndruar.

“Nga hetimet e para mësohet se në vendin e ngjarjes në parkingun e një lokalit hotelier janë gjetur dhjetë (10) gëzhoja që dyshohet të jenë shkrepur nga arma automatike AK-47. Si pasojë e gjuajtjes me armë zjarri një person dyshohet se është goditur në këmbë, i cili është dërguar me urgjencë në qendrën emergjente në Prizren edhe gjashtë persona tjerë dyshohet të jenë lënduar nga gjësende të forta”, thuhet në njoftim.

Tutje potencohet se sipas raportit të mjekut ata kanë marr lëndime të lehta trupore.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit thuhet se është bërë bastisja e shtëpisë dhe lokaleve përcjellëse të njërit nga të dyshuarit, ai nuk është hasur në shtëpi dhe është në kërkim policor.

Gjatë bastisjes, PK-ja tregon se nuk është gjetur ndonjë gjë e dyshimtë.

Rasti në bashkëpunim të ngushtë me prokurorin e shtetit dhe Sektorin e Hetimeve Rajonale në Prizren vazhdon të hetohet deri në arrestimin e të dyshuarve dhe zbardhjen e rrethanave se si ka ndodhur rasti.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore