Shqipëria

GJKKO konfiskon pasuritë e Viktor Shorajt, i dënuar në Itali për trafik droge


Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë Për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (GJKKO) ka konfiskuar pasuritë e shtetasit Viktor Shoraj dhe të afërmve të tij, për t’i kaluar në favor të shtetit.

Lajmi u bë i ditur nga Prokuroria e Posaçme, duke cituar njoftimin për shtyp.

Bëhet fjalë për dy apartamente dhe një dyqan në kryeqytet respektivisht: apartament Nr. 7/3 (2+1), me sipërfaqe 109,03 m2, apartament me Nr. 6/1 (2+1), me sipërfaqe ndërtimi 110,36 m2 dhe dyqan me sipërfaqe ndërtimi 122 m2 dhe dy poste parkimesh.

Ndër të tjera, autoritetet kanë sekuestruar dhe dy apartamente në Orikum dhe një ndërtesë në Vlorë.

Bëhet fjalë për: apartament me sipërfaqe 52,27 m2, apartament me sipërfaqe 54.50 m2, dhe pasurinë e llojit “ndërtesë”, me sipërfaqe 134 m2, Lagja “Uji i Ftohtë”.

Më 12 dhjetor të vitit 2022, Prokuroria e Vlorës vendosi sekuestro për 7 ambjente në pronësi të Viktor Shorajt.

Vendimi erdhi pasi kishte dyshime se keto pasuri janë produkt i veprave kriminale në fushën e narkotikëve.

Shoraj është i dënuar në Itali për katër vepra penale.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore