Lajme

Gjermania, SHBA-të dhe Britania u bëjnë thirrje shtetasve të tyre të largohen nga Libani


Ministria e Jashtme e Gjermanisë u bëri thirrje të enjten qytetarëve gjermanë që të largohen nga Libani, raporton “Reuters”.

Ambasadat e SHBA-ve dhe Britanisë në Bejrut këshilluan po ashtu qytetarët e tyre që të largohen nga Libani ndërsa fluturimet “mbesin të disponueshme”.

Kjo, ndërsa tensionet kufitare midis Izraelit dhe Hezbollah-ut intensifikohen.

Të dy vendet kishin paralajmëruar tashmë qytetarët kundër udhëtimit në Liban.

“Ne rekomandojmë që qytetarët amerikanë në Liban të bëjnë masat e duhura për t’u larguar nga vendi; opsionet komerciale aktualisht mbeten të disponueshme”, thuhet në një deklaratë të ambasadës amerikane.

Një paralajmërim i ngjashëm lëshohet nga ambasada britanike e cila thotë: “Nëse jeni aktualisht në Liban, ju inkurajojmë të largoheni tani ndërsa opsionet tregtare mbeten të disponueshme”.

“Shtetasit britanikë duhet të tregojnë kujdes dhe të shmangin zonat ku mund të mbahen demonstrata”, shton njoftimi zyrtar.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore