Lajme

Gjermania ia kthen me të njejtën monedhë Rusisë


Qeveria gjermane ka shpallur një diplomat rus non grata. Ky vendim vjen si përgjigje ndaj dëbimit të diplomatëve evropian, nga Moska javën e kaluar.

“Zyra e Jashtme shpalli sot non grata një punonjës të ambasadës ruse në Berlin”, tha një zyrtar nga ministria gjermane.

Bashkë me këtë lëvizje është bashkuar dhe Polonia e Suedia, të cilat dëbuan diplomatët rusë në vendet e tyre.

Moska zyrtare reagoi për dëbimet, duke e quajtur vendimin “të pabazuar”.

Rusia dëboi tre diplomatë evropianë javën e kaluar, duke i akuzuar ata për pjesëmarrje në tubime “të paautorizuara” në mbështetje të kritikut të Kremlinit, Alexi Navalny.

“Veprime të tilla nga ana e tyre janë të papranueshme dhe nuk korrespondojnë me statusin e tyre diplomatik”, u tha nga përfaqësuesi zyrtar i ministrisë së Jashtme ruse.

Bashkimi Evropian e ka dënuar këtë sjellje dhe përmes përfaqësuesit të saj, është shprehur se nuk ka asnjë sens logjik mbi këtë arsyetim.

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, më herët e dënoi burgimin e Navalny-t dhe dëbimin e diplomatëve nga Gjermania, Suedia e Polonia.

Lidhjet midis Rusisë dhe BE-së janë përkeqësuar në javët e fundit, pikërisht për këtë arsye.

Navalny-n, u arrestua në Moskë pas kthimit të tij në 17 Janar nga Gjermania, ku ai kishte marrë trajtim pas një helmimi të pretenduar në Rusi.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore