Kosova

Gërvalla: Presidentja po sulmohet ende pa pasur një version fillestar


Donika Gervalla, Ministre e Puneve te Jashtme dhe Diaspores

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka thënë se ende po u fshirë mirë gjurmët në vendin e ngjarjes, Presidentja Vjosa Osmani, po sulmohet në lidhje me rastin e vrasjes së një personi në fshatin Bibaj të Ferizajt, ku raportohet se është xhaxhai i Prindon Sadriut, bashkëshortit të presidentes.

“Ende pa u fshirë mirë gjurmët në vendin e ngjarjes dhe pa dalë policia as me një version fillestar të vrasjes së djeshme, Buzhala dhe kategoria e tij, sikur të kishin qenë duke e pritur këtë tragjedi, raketat e sulmit i paskan drejtuar me nxitim kah Presidentja e Republikës së Kosovës”, shkroi Gërvlla në Facebook.

Kjo, sipas Gërvallës, “nuk është as fushata e parë dhe fatkeqësisht as e fundit e pikërisht kësaj kategorie kundër institucioneve të Republikës”.

“Do të shpenzohet dhe venitet ashtu si të tjerat para saj dhe tek qytetarët e Kosovës do të lërë neverinë për nivelin dhe metodat”, vlerëson ajo.

Ndryshe, Presidentja Osmani, nëpërmjet një statusi në platformën sociale, Facebook, i ka mohuar të gjitha pretendimet se ajo dhe bashkëshorti i saj, Prindon Sadriu, kanë qenë në dijeni për motivet e rastit që quan deri në vrasjen e 89 vjeçarit (Sadri Sadriu që pretendohet të jetë axha i Prindon Sadriut) nga një zyrtar policor (Festim Ramadani që pretendohet të jetë familjar i të ndjerit).

Osmani ka bërë të ditur se ajo i ka njoftuar “institucionet e sigurisë” dhe se është “në përgatitje e sipër të të gjitha mjeteve ligjore”.

“I njoftoj qytetarët e Kosovës se asnjë njohuri e asnjë lidhje me rrethanat që shpien në vrasjen e mbrëmshme nuk kam as unë e as bashkëshorti im, e aq më pak njohuri për ndonjë rast dhunimi”.

Osmani mohon raportimet: Po rrezikohet jeta ime dhe e familjes, autoritetet po e hetojnë rastin   

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore