Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Republikës së Kosovës Donika Gërvalla, e cila po mban takim zyrtar në Greqi, në fokus kishte prezantimin e ofertës për investime të huaja direkte në Kosovë.
Gërvalla në kuadër të vizitës, është takuar me përfaqësues të komunitetit biznesor grek nën organizimin e Forumit Ekonomik Delphi, (MPJD-ja).
“Qeveria e re e vendit është shumë e përkushtuar në forcimin e shtetit ligjor. Kosova do të jetë si vend shumë i hapur për biznes dhe të mbyllur për korrupsion”, u shpreh ajo.
Ndër të tjera kryediplomatja e Kosovës i ka ftuar të gjithë biznesmenët që të vizitojnë Kosovën dhe të eksplorojnë mundësitë e shumta që ofron vendi për investimet e tyre.
“Shumë arsye ka pse vlen të investohet në Kosovë duke filluar nga taksat e ulëta dhe shërbimet pa burokraci, potenciali i madh njerëzor për punë profesionale, legjislacioni i bashkërenduar me atë të BE-së si dhe mbrojtja që i ofrohet investitorëve të huaj”, thuhet në njoftimin e MPJD-së.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com