Rajoni

Gazetari austriak: Vuçiç e “parashikoi” luftën në Ukrainë pas takimit me Putinin


Korrespondenti i shërbimit publik austriak ORF nga Ballkani Perëndimor dhe nga Ukraina, Kristijan Vershiç, gjatë një interviste për televizionin N1, dega në Serbi ka thënë se gjatë një interviste që e kishte realizuar me presidentin serb, Aleksandër Vuçiç në vitin 2021, ky i fundit e kishte “parashikuar” se do nis lufta në Ukrainë.

“Intervistën e bëmë më 20 dhjetor të vitit 2021. E dija që Vuçiç ishte takuar me presidentin rus Vladimir Putin disa javë më parë dhe e pyeta se çfarë mendonte se po planifikonte Ukraina për vitin 2022, përveç manovrave me forcat e NATO-s, se cili do të ishte reagimi i Rusisë. Vuçiç mu përgjigj, Kristijan, kam frikë se Ukraina nuk do të ketë kohë për asnjë manovër”, tha Vershiç.

Kristijan Vershiç

Ndryshe, Serbia është i vetmi vend në hemisferën perëndimore e cila po refuzon ta harmonizojë politikën e saj të jashtme me atë të BE-së në raport me vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë pas agresionit në Ukrainë.

Megjithatë opinioni publik në Serbi ka filluar të besojë në “zbutjen” e Vuçiç’it në raport me kërkesën e komunitetit ndërkombëtar për sanksionet.

Në një analizë të publikuar së fundmi nga Demostat – organizatë jo qeveritare në Serbi – shkruhej se Beogradi zyrtarë tashmë veçse ka filluar rrënimin e kultit të Vladimir Putinit, i cili është një kthesë e qartë e politikës së jashtme të Serbisë drejtë BE-së

Kulti i presidentit rus, thuhej në analizë, do të dekonspirohet nga ai që e ndërtoi me kujdese për një dekadë, duke e përdorur atë për të përmirësuar imazhin e tij – presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç.

“Mjetet që do të përdoren për të shkatërruar mitin e Vladimir Putin’it janë të njëjtat që u përdorën për ta krijuar atë”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore