Lajme

Finlanda do të vendosë më 12 maj për aplikimin në NATO


Autoritetet finlandeze do të vendosin nëse do të aplikojnë për anëtarësim në NATO më 12 maj.

Lajmi bëhet i ditur nga agjencitë perëndimore, duke cituar burimet qeveritare të medias vendase “Iltalehti’.

Vendimi për anëtarësim në Aleancën e Atlantikut të Veriut duhet të merret në dy faza.

Ky vendim është marrë tashmë nga kryeministrja Sanna Marin.

Nga ana tjetër, presidenti finlandez Sauli Niinosto planifikon të shpallë miratimin e tij për pranimin e Finlandës në NATO dhe më pas grupet parlamentare duhet të miratojnë aplikimin.

Teksti i dokumentit, sipas publikimit finlandez, është gati.

Në të njëjtën kohë, komisionet parlamentare nuk do të ridiskutojnë aplikimin.

Gjithashtu nuk do të vihet për një votim të dytë. Tregohet se aplikimi është planifikuar të transferohet shpejt në NATO.

Më herët, u raportua se Finlanda dhe Suedia synojnë të aplikojnë për anëtarësim në NATO në maj.

Kështu, të dyja vendet vendosën të përshpejtojnë procedurën e anëtarësimit, pa pritur samitin e planifikuar të Aleancës, i cili do të zhvillohet në fund të qershorit.

Ndërkohë, mbështetja për anëtarësimin e Finlandës në NATO në mesin e popullatës po rritet.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore