Pozicioni i ambasadorit të Shteteve të Bashkuara në Estoni mbetet ende vakant edhe pas dhjetë muajsh pasi Joe Biden u betua si president. Nga ambasada në Talin u tha se procesi i emërimit të një ambasadori është në vazhdim.
Ambasadori i mëparshëm në Estoni nga SHBA-të, William Ellison Grayson, një i emëruar nga ish-presidenti Donald Trump, nuk mbërriti kurrë fizikisht në Talin, që do të thotë se ambasadori i fundit që ishte aktualisht i pranishëm atje ishte James D. Melville.
Ky i fundit dha dorëheqjen në verën e vitit 2018, përpara se mandati i tij të përfundonte, duke përmendur dallimet e opinioneve mbi deklaratat që Trump kishte bërë për aleatët e NATO-s dhe Bashkimi Evropian.
Atasheu i shtypit i Ambasadës së SHBA-ve, Mark Naylor, ka dekalruar më herët se marrëdhëniet midis dy kombeve ishin të forta. Kjo pasi muajin e kaluar Presidenti Biden u takua me Kryeministren e Estonisë, Kaja Kallas.
James D. Melville, një diplomat karriere, u emërua nga Barack Obama, duke zëvendësuar Jeffrey D. Levine, mandati i të cilit kishte përfunduar, dhe i paraqiti letrat kredenciale presidentit të Estonisë në atë kohë, Toomas Hendrik Ilves, në dhjetor të 2015-ës.
Ndërsa Donald Trump emëroi Grayson, një menaxher fondi nga Kalifornia, ambasador, në shtator 2019-të. Grayson nuk mori miratimin e Senatit deri në gushtin e ardhshëm, ndërsa Trump u largua nga detyra në janar të këtij viti.
Joe Biden ka emëruar mbi 60 ambasadorë që nga ardhja në detyrë, por jo të gjithë kanë marrë postet e tyre, dhe disa vende të tjera evropiane janë ende pa një ambasador në detyrë.
Ambasadori i SHBA-ve në Finlandë është Doug Hickey, ndërsa ambasadori në Letoni është John L. Carwile.
Administrata Biden ishte zotuar se do të fillonte procesin e emërimit për një ambasador të Talin-it në shkurt të këtij viti.
Bashkëpunimi ushtarak i SHBA-ve në Estoni ka vazhduar gjatë gjithë asaj kohe, me pikat kryesore duke përfshirë huanë e vitit të kaluar të dy dronëve, në bazën ajrore “Ämari” për disa muaj, dhe kërcimin masiv të këtij viti mbi kontenë Järva, anëtarë të Divizionit të 82-të Ajror të SHBA-ve mori pjesë së bashku me ata të Regjimentit të Parashutave të Mbretërisë së Bashkuar.
Avionët ikonë luftarakë të SHBA-ve, duke përfshirë të famshmin “B-52 Stratofortress” dhe “Rockwell B-1B Lancer”, bëjnë herë pas here fluturime në hapësirën ajrore të Estonisë.
Kallas është takuar dy herë me Biden, ballë për ballë; në fillim të këtij muaji në konferencën e klimës COP26 në Glasgow, Skoci dhe në samitin e NATO-s të qershorit.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Lindja e Mesme: Konflikti ka shpërthyer, por një luftë totale nuk është në interesin e askujt
-
Apeli lë në burg efektivin Erjon Goxhara
-
Lista Serbe kërkon nga SHBA-të një përfshirje më të madhe në mbrojtjen e të drejtave të serbëve
-
Dita Ndërkombëtare e Paqes, Begaj: Konfliktet, rrezik serioz për sigurinë
Lajmet kryesore
-
Dita Ndërkombëtare e Paqes, Begaj: Konfliktet, rrezik serioz për sigurinë
-
Pushime nën “ethet e Nilit”
-
Lindja e Mesme: Konflikti ka shpërthyer, por një luftë totale nuk është në interesin e askujt
-
Gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së – Prokuroria pritet të përfundojë me dëshmitarët në prillin e vitit të ardhshëm