Ekskluzive në Albanian Post: 18 modelet evropiane për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe

Foto nga Albanian Post

Albanian Post
05.03.2023 14:24
Loading Icons...

Albanian Post ka siguruar ekskluzivisht qasje në dokumentin që prezanton modelet mbi të cilat synohet të ndërtohet Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe në Kosovë.

Siç është thënë nga zyrtarë perëndimorë, të gjitha modelet janë brenda kontinentit evropian.

Disa janë modele të përmendura më parë dhe disa janë prej atyre që nuk janë dëgjuar në publik.

Janë gjithsejtë 18 raste me organizime të ndryshme, disa me kompetenca tejet të zgjeruara në nivel autonomie dhe të tjera më të buta, por të gjitha paraqesin modele etnike, apo territoriale të organizimit.

Nga 18 sa janë, siç kupton Albanian Post, baza për Asociacionin do të jetë 1 prej tyre, që veçse është përzgjedhur. Por, më pas mund të ketë kombinime modelesh për t’i dhënë formën përfundimtare.

Foto nga dokumenti

Ekskluzivisht në Albanian Post të hënën mund të lexoni gjerësisht për të gjitha nga këto 18 modele.

Modelet nuk janë të shtrira në 18 shtete, por ka që janë marrë si shembuj edhe dy e tri brenda një shteti të caktuar.

Në një përshkrim të detajuar, të organizimit, kompetencave, kontekstit, funksionimit të këtyre modeleve do të lexoni ekskluzivisht në Albanian Post.

Ndërsa në formë edhe më të detajuar do të shpjegohet njëri prej tyre, modeli që besohet se përbën bazën e ndërtimit për Asociacionin.

Nesër, e hënë, ekskluzivisht në Albanian Post.

Të fundit

Aktuale