Deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, në një konferencë për media pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit të Kosovës, deklaroi se në skenën politike kosovare, i pari që njoftohet me qëndrimet e komunitetit ndërkombëtar është pikërisht ai vetë.
“Unë jam prej atyre në politikë, i cili para se të dalin qëndrimet zyrtare e marr vesh se çka po diskutohet. Do të thotë para se të dalë një deklaratë dhe para se dikush ta japë një qëndrim në raport me rrethanat në Kosovë. Unë e di debatin që zhvillohet javën e fundit, dy javët e fundit, apo muajin e fundit”.
Madje, ish-ministri për Punët e Jashtme të Kosovës shtoi se i di qëndimet e komunitetit ndërkombëtar akoma pa u bërë publike ato, prandaj, duke qenë në dijeni se çka flitet në sallonet diplomatike, ai shprehu shqetësimin e tij të thellë për gjendjen në pjesën veriore të Kosovës.
“Arsyeja pse kam reaguar në raport me qëndrimin që OSBE të ketë një rol në mbështetje të procesit zgjedhor në Kosovë ka të bëjë jo vetëm me rolin gjatë procesit zgjedhor, por me situatën që veriu po lëvizë drejt vendosjes së një protektorati. Kjo situatë është qetësuese për ne si parti”, tha Hoxhaj.
Ndryshe, tensionet janë kthyer në pjesën veriore të Kosovës, pas zgjedhjeve lokale të 23 prillit për katër kryetarët e komunave në veri të vendit – Leposaviq, Zveçan dhe Mitrovicë e Veriut – të cilat i fituan kandidatët shqiptarë nga Lëvizja Vetëvendosje dhe Partia Demokratike e Kosovës.
Serbët lokalë janë duke protestuar që prej 29 majit në këto komuna të banuara me shumicë serbe, për të kundërshtuar hyrjen e kryetarëve të rinj shqiptarë në objektet komunale. Nga ana tjetër, komuniteti ndërkombëtar ka bërë thirrje të vazhdueshme për marrjen e hapave drejt uljes së tensioneve.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe vendet tjera partnere të QUINT-it – Gjermania, Franca, Italia dhe Britania e Madhe – për tensionimin e situatës në veriun e vendit të banuar me serbë etnikë, fajtore e kanë bërë Qeverinë e Kosovës dhe kryeministrin Albin Kurti.
Autoritetet e Kosovës kanë shprehur gatishmëri që t’i dëgjojë kërkesat e serbëve lokalë dhe të pajtohen për rizgjedhje në Leposaviq, Zveçan, Zubin Potok dhe Mitrovicë të Veriut, pas tensioneve të fundit atje. Por me kusht që serbët të mos i bojkotojnë ato si herën e fundit.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Maliqi: Serbia marrëveshje me ShBA-në, BE-në e Francën, Kosova ka mbetur në nivelin e Krahinës Autonome Socialiste
-
Haradinaj: Osmani i kërkoi Biden-it që Kosova ta propozojë draft-statutin e Asociacionit, Kurti e pengoi
-
Haradinaj: Kurti me politikën e tij të “showbiz”-it e bëri Serbinë partner më serioz të aleatët tanë
-
“A jemi edhe ne në Kosovë”, një qytetari shqiptar nga Veriu i shkon fatura e rrymës në cirilikë
Lajmet kryesore
-
Amerika nënshkruan marrëveshje miliardëshe me Serbinë në fushën e energjisë
-
Anëtarësimi në SEPA, Sejko: Po punojmë me ekspertët e Bankës Botërore
-
Zbulohet lufta në hije e Rusisë kundër Izraelit: Nxit pakënaqësinë arabe, tensionon marrëdhëniet me jashtë
-
Haradinaj: Osmani i kërkoi Biden-it që Kosova ta propozojë draft-statutin e Asociacionit, Kurti e pengoi