Policia e Kosovës ka ndaluar dy serbë të premten, sepse dyshohet që kanë kaluar kufirin ilegalisht.
Lajmi është bërë i ditur përmes raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, ku njoftohet se në fshatin Novosellë të Kamenicës, autoritetet kanë ndaluar automjetin me targa të Serbisë.
“Njësia policore në pikë kontrolli, ka ndaluar automjetin me targa të Serbisë të cilin e drejtonte i dyshuari mashkull shtetas i Serbisë pasi që i njëjti kishte kaluar kufirin ilegalisht. I dyshuari është shoqëruar në stacion policor për procedurë të mëtutjeshme”, thuhet në raport.
Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kujdestar i cili ka urdhëruar që i dyshuari pas inicimit të rastit të lirohet dhe rasti të vazhdon në procedurë të rregullt.
Rasti tjetër ka ndodhur në fshatin Dobërqan të Gjilanit, potencohet se njësia policore ka ndaluar edhe një automjet tjetër me targa të Serbisë për të njëjtën arsye.
“Njësia policore ka ndaluar një automjet me targa të Serbisë, i cili drejtohej nga i dyshuari mashkull kosovar, pasi i njëjti kishte kaluar kufirin ilegalisht”.
Gjatë kontrollit të automjetit, nga PK-ja theksuan se nuk është gjetur asgjë e dyshimtë.
Në raport theksohet se është njoftuar prokurori kujdestar i cili ka urdhëruar që pas inicimit të rastit të lirohet i dyshuari.
Edhe ky rast njoftohet se vazhdon në procedurë të rregullt.
Më 12 shtator edhe tre serbë të tjerë ishin ndaluar nga Policia e Kosovës, pasi ata dyshohej se kishin kaluar kufirin ilegalisht.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Maliqi: Serbia marrëveshje me ShBA-në, BE-në e Francën, Kosova ka mbetur në nivelin e Krahinës Autonome Socialiste
-
Haradinaj: Osmani i kërkoi Biden-it që Kosova ta propozojë draft-statutin e Asociacionit, Kurti e pengoi
-
Haradinaj: Kurti me politikën e tij të “showbiz”-it e bëri Serbinë partner më serioz të aleatët tanë
-
“A jemi edhe ne në Kosovë”, një qytetari shqiptar nga Veriu i shkon fatura e rrymës në cirilikë
Lajmet kryesore
-
Amerika nënshkruan marrëveshje miliardëshe me Serbinë në fushën e energjisë
-
Anëtarësimi në SEPA, Sejko: Po punojmë me ekspertët e Bankës Botërore
-
Zbulohet lufta në hije e Rusisë kundër Izraelit: Nxit pakënaqësinë arabe, tensionon marrëdhëniet me jashtë
-
Haradinaj: Osmani i kërkoi Biden-it që Kosova ta propozojë draft-statutin e Asociacionit, Kurti e pengoi