Policia Rajonale e Qytetit Durrës, ka lajmёruar goditjen e njё rasti tё tentativёs tё shpёrndarjes dhe trafikimit tё lёndёve narkotike tё forta.
Nё finalizim tё operacionit tё quajtur “Tapiza”, u sekuestruan 1 kilogramё e 30 gramё kokainё, si dhe u arrestuan nё flagrancё tre poseduesit e saj.
Ngjarja ndodhi në aksin rrugor Tapizë – Fushë Krujë, në bazë të informacioneve të marra për këta shtetas. Policia arriti të ndalojë mjetin tip “Volkswagen”, duke kryer në këtë mënyrë arrestimin e autorëve.
Automjeti drejtohej nga shtetasi L. L., 28 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, i cili shoqёrohej nga i ati i tij, L.L. po ashtu pjesё e grupit kriminal.
Nёn arrest u vendos dhe pasagjeri tjetёr, A.B. 27 vjeç, banues nё Tiranё dhe i dёnuar mё parё pёr veprёn penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Gjatё kontrolleve pёr parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, forcat policore zbuluan nё kroskotin e makinёs lёndёn narkotike e tipit kokainё.
Prokuroria e Rrethit Gjyqёsor Durrёs ka lajmёruar vijimin e punёs pёr identifikimin dhe kapjen e personave tё tjerё tё pёrfshirё nё veprimtarinё kriminale.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Mazhoranca miraton projektligjin për punën e detyruar të studentëve të mjekësisë
-
Seanca plenare nis me 1 minutë heshtje në nderim të ish-deputetit Gerti Bogdani
-
Dorëhiqet anëtarja e Gjykatës Kushtetuese, Elsa Toska
-
Dumani me Prokurorin e Përgjithshëm të Zvicrës: Strategji kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit
Lajmet kryesore
-
Dumani me Prokurorin e Përgjithshëm të Zvicrës: Strategji kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit
-
Dorëhiqet anëtarja e Gjykatës Kushtetuese, Elsa Toska
-
Mossad mashtroi dhe befasoi Hezbollahun duke hedhur në erë pagerët
-
Kurti kërkon zbatimin e Marrëveshjes Bazë pa vonesa: Në thelb të saj është së paku njohja reciproke