Drashkoviçi fajëson Merkelin për “krizën ballkanike”, paralajmëron “lëvizje radikale” nga SHBA-të
Vuk Drashkoviç, ish-zëvendëskryeministër dhe ministër i Punëve të Jashtme të Serbisë, aktualisht kryetar i Lëvizjes Serbe për Rindërtim, ka thënë se promovimi i “stabilokracisë” në Ballkanin Perëndimor nga Perëndimi, vetëm se e lehtësoi korrupsionin dhe nuk arriti asnjë rezultat për zgjidhjen e konflikteve rajonale.
Në një intervistë për të përditshmen malazeze “Pobjeda”, duke komentuar situatën e përgjithshme në Ballkanin Perëndimor, aty ku tensionet ndër-etnike janë ende të larta, shkrimtari serb ka drejtuar gishtin tek ish-kancelarja gjermane, Angela Merkel, e cila, sipas tij, ishte “strumbullari i strategjisë së stabilokracisë”.
“Merkel ishte strumbullari i strategjisë së stabilokracisë. Është e rëndësishme, me çdo kusht, të ruhet paqja në rajon, të korruptohen dhe lavdërohen liderët e prirur për trazira dhe ligësi, sepse një shpërthim i ri lufte mund të shkaktojë ballkanizimin e Evropës”, ka thënë ai, duke cituar deklaratat e udhëheqësve perëndimorë.
“Kjo është edhe e gabuar edhe e rrezikshme. Tumori duhet të hiqet, tumori nuk duhet të ushqehet. Kjo është arsyeja pse Serbia, Bosnje-Hercegovina dhe Kosova janë shpirtërisht ende në vitet nëntëdhjetë. Është edhe më tragjike që ‘stabilokracia’ e Merkelit përkoi me strategjinë e Rusisë për ‘konflikte të ngrira'”, shtoi Drashkoviç.
Ai ka komentuar edhe politikën e jashtme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Ballkanin Perëndimor, për të cilën ka theksuar se nga frika e shpërthimit të “konflikteve të ngrira” në zemër të rajonit e në mes të luftës në Ukrainë, do të përshpejtohen “lëvizjet radikale amerikane” kundrejt rajonit edhe atë “shumë shpejt”.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Bassuener: Dialogu i BE-së aktualisht shërben për të shmangur zgjidhjen e problemeve Kosovë-Serbi
-
Rexhep Rexhepi, Mbreti i ri i pavarur i orëve të papërsosura
-
Gërvalla mbërrin në New York për takime me “përfaqësues të lartë të shteteve” në kuadër të Javës së Nivelit të Lartë të OKB-së
-
Serbia mund të ‘rrethohet’ nga Bayraktarët: Pas Kosovës dhe Shqipërisë, një shtet tjetër ballkanik synon t’i blejë dronët e Turqisë
Lajmet kryesore
-
Rexhep Rexhepi, Mbreti i ri i pavarur i orëve të papërsosura
-
Rama në OKB sjell Shqipërinë si shembull të mirë për globin
-
Kryegjyshata e Bektashinjve: Iniciativa për sovranitet, çast historik për tolerancën dhe paqen fetare globale
-
Bassuener: Dialogu i BE-së aktualisht shërben për të shmangur zgjidhjen e problemeve Kosovë-Serbi