Lajme

Doza e parë e vaksinës kundër poliomielitit iu administrua 90% të fëmijëve në Gaza


Faza e parë e fushatës së vaksinimit të poliomielitit në Gaza arriti 90% të fëmijëve.

Kreu i Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për Refugjatët Palestinez (UNRWA), Philippe Lazzarini, e bëri të ditur këtë në rrjetin social X, duke shtuar se hapi tjetër është të sigurohet që qindra mijëra fëmijë të marrin gjithashtu dozën e dytë të vaksinës në javët e ardhshme.

“Palët në konflikt kanë respektuar në masë të madhe disa ‘pauza humanitare’ të kërkuara, duke treguar se kur ka vullnet politik, ndihma mund të ofrohet pa ndërprerje”, ka thënë Lazzarini.

Po ashtu ai ka përsëritur thirrjen për një armëpushim të menjëhershëm në Rripin e Gazës.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore