Kosova

Dogana parandalon kontrabandë me mish nga Serbia


Foto nga Dogana e Kosovës

Dogana e Kosovës nëpërmjet një komunikate për media ka njoftuar se një person është arrestuar për kontrabandim me mish edhi të shtunën, në magjistralen Gjilan-Prishtinë.

Aty theksohet se i dyshuari kishte të ngarkuar mish rreth 100 kilogramë që i kishte sjellë nga Serbia përmes rrugëve ilegale.

“Ështē arritur të identifikohet automjeti VW Tauran me targa vendore i dyshuar lidhur me rastin e më hershëm të kontrabandimit të kafshëve. Pas tentimit të shmangies nga njësia jonë është arritur të ndalohet në magjistralen Gjilan-Prishtinë ku drejtues ishte i dyshuari F.B. i moshës 35 vjeçar nga fshati Novosellë-Kamenicë”, thuhet në komunikatë.

Automjeti dhe malli i kontrabanduar janë dërguar në terminalin doganor.

Lidhur me rastin njoftohet se janë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për trajtim të mëtutjeshëm sipas procedurave, me ç’rast janë njoftuar inspektorët e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) dhe rasti mbetet të trajtohet nga njësitë relevante te Doganës.

Dogana e Kosovës ka konfiskuar edhe rreth 264 kilogramë mjaltë me vlerë mbi 2 mijë e 500 euro në magjistralen Gjilan-Prishtinë, të shtunën ku kanë njoftuar se është ndaluar një automjet me targa serbe i drejtuar nga një shtetas i Serbisë.

“Gjatë kontrollit të automjeti është vërejtur se kishte të ngarkuar rreth 264 kg mjaltë pa asnjë dokument përcjellës dhe dyshohet se janë sjellur në mënyrë të kontrabanduar nga Serbia në Kosovë”, thuhet në njoftim.

Nga Dogana kanë potencuar se shmangia nga taksat është mbi 1 mijë euro dhe mallrat e automjeti “janë sekuestruar dhe dërguar në terminalin doganorë te Dheu i Bardhë”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore