Kosova

Dogana e Kosovës sekuestron mbi 246 kilogramë mjaltë të kontrabanduar nga Serbia


Dogana e Kosovës ka konfiskuar rreth 264 kilogramë mjaltë me vlerë mbi 2 mijë e 500 euro në magjistralen Gjilan-Prishtinë.

Lajmin e kanë bërë të ditur përmes një komunikate për media, të shtunën, ku kanë njoftuar se është ndaluar një automjet me targa serbe i drejtuar nga një shtetas i Serbisë.

“Gjatë kontrollit të automjeti është vërejtur se kishte të ngarkuar rreth 264 kg mjaltë pa asnjë dokument përcjellës dhe dyshohet se janë sjellur në mënyrë të kontrabanduar nga Serbia në Kosovë”, thuhet në njoftim.

Nga Dogana kanë potencuar se shmangia nga taksat është mbi 1 mijë euro dhe mallrat e automjeti “janë sekuestruar dhe dërguar në terminalin doganorë te Dheu i Bardhë”.

Rasti është duke u trajtuar nga njësitet relevante të Doganës.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore