Kosova

Dogana e Kosovës ndalon një kamion me mallra të kontrabanduara


Pijet e konfiskuara nga Dogana e Kosovës.

Njësitë antikontrabandë të Doganës së Kosovës kanë arritur të parandalojnë hyrjen e një kamioni i cili transportonte mallrat të kontrabanduara.

Këtë e ka bë të ditur Dogana e Kosovës përmes një njoftimi në Facebook.

“Në afërsi të Zveçanit, njësitë antikontrabandë të Doganës së Kosovës kanë ndalur për kontrollë një kamion të tonazhit të ultë, pas dyshimeve se mund të ketë mallra kontrabandë”, thuhet në njoftim.

Pijet e konfiskuara nga Dogana e Kosovës.

Kurse drejtuesi i kamionit kishte tentuar të largohej nga vendi i ngjarjes por pas intervenimit të suksesshëm të oficerëve ka rezultuar me ndalimin e këtij mjeti transportues.

Tutje thuhet se me rastin e kontrollit janë gjetur mallra akcizore, përkatësisht birra të ndryshme mbi 1 mijë e 500 litra, dhe një ton sheqer.

Ndërsa Dogana ka njoftuar se mallrat dhe mjeti transportues janë konfiskuar, kurse rasti ka vazhduar për kundërvajtje.

Sheqeri i konfiskuar nga Dogana e Kosovës

Ndërsa gjatë ditës së premte njësit doganore në fshatin Koshtovë të Komunës së Mitrovicës kishin arritur të parandalojnë një automjet të dyshimit, ku me atë rast kishin hasur në mallra të kontrabanduara me origjinë nga Serbia.

Dogana kishte konfiskuar automjetin së bashku me 2 mijë e 500 litra pije të gazuara.

Pijet e konfiskuara nga Dogana e Kosovës
Pijet e konfiskuara nga Dogana e Kosovës

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore