Lajme

Dodik udhëton drejt Moskës më 23 maj, takohet me Putinin


“Është turp që Milorad Dodik do të takohet sërish me Putinin. Që nga fillimi i luftës ruse kundër Ukrainës, ata janë takuar tashmë dy herë. Ky është një sinjal i gabuar drejt anëtarësimit të Bosnja dhe Hercegovina në Bashkimin Evropian”.

Kështu tha për Radion Evropa e Lirë në gjuhën serbe, Dietmar Koster, përfaqësues i Partisë Socialdemokrate të Gjermanisë në Parlamentin Evropian, takimin e presidentit të Republikës Srpska Milorad Dodik me presidentin rus Vladimir Putin.

Ai ka potencuar se duke vepruar kështu, Putin “po i bën vetes një shërbim të keq”, duke shtuar se Rusia po përpiqet të destabilizojë rajonin.

Koster mori pjesë në hartimin e raportit dhe rezolutës për progresin e Bosnjë-Hercegovinës për vitin 2022.

“Duket se vendosmëria e zotit Dodik i kushtohet prishjes së marrëdhënieve mes BE-së dhe Bosnje-Hercegovinës. Kjo është shumë për të ardhur keq, veçanërisht për një numër të konsiderueshëm njerëzish në BeH që dëshirojnë të hyjnë në BE dhe të përfitojnë prej saj”.

“Shpresoj se ne mund t’u tregojmë njerëzve në BeH dhe veçanërisht në RS, avantazhet e integrimit dhe se të shkojnë në rrugën e nacionalizmit dhe ndarjeve etnike”.

Dodik, këtë të marte të takohet në Moskë me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin.

Ndryshe, Dodik u sanksionua nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Britania e Madhe për aktivitete korruptive, përpjekje për të rrëzuar Marrëveshjen e Dejtonit dhe rrezikim të stabilitetit të BeH dhe të gjithë rajonit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore