Lajme

Disa persona tentuan të vjedhin muralin e Banksy-t në Ukrainë


Disa persona u përpoqën të vidhnin një mural të të artistit të grafitit Banksy nga muri i një ndërtese të shkatërruar nga lufta në Ukrainë.

Por, fatmirësisht ata nuk ia dolën duke u arrestuar nga Policia.

Sipas informacioneve, ata prenë një pjesë të dërrasës dhe suvasë që mbante veprën artistike të një gruaje me maskë gazi.

Policia i arrestoi në vend dhe piktura u mor nga autoritetet.

Grafiti ishte një nga disa vepra të krijuara nga artisti britanik në Ukrainë muajin e kaluar.

“Këto imazhe janë  simbole të luftës sonë kundër armikut. Këto janë histori për mbështetjen dhe solidaritetin e gjithë botës së qytetëruar me Ukrainën”, tha guvernatori i Kievit, Oleksiy Kuleba.

Ai siguroi se autoritetet do të bëjnë gjithçka për të ruajtur këto vepra të artit të rrugës si një simbol të fitores.

Banksy në Kiev

Puna e artistit të njohur, por anonim britanik mund të shitet për miliona dollarë, duke e bërë atë një nga artistët më të famshëm të rrugës.

Ai konfirmoi se kishte pikturuar shtatë murale muajin e kaluar në të gjithë Kievin.

Artisti i kërkoi zonat e goditura nga luftimet e rënda që nga pushtimi rus i Ukrainës në shkurt.

Arti kryesisht politik i Banksy-t, i dallueshëm për teknikën e tij të shabllonit, mund të gjendet në të gjithë botën, duke përfshirë disa zona konflikti.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore