Lajme

“Dhuna me bazë gjinore të klasifikohet si krim”


Në një publikim të fundit, eurodeputetët e Parlamentit Evropian (PE) kanë votuar pro klasifikimit të dhunës me bazë gjinore si krim. Kjo, sipas ligjit të BE-së.

Komitetet e Lirive Civile dhe të Drejtave të Grave bënë thirrje që dhuna me bazë gjinore në internet dhe offline të përfshihet si një fushë e re e krimit e renditur në nenin 83.

Në një raport, i cili u mbështet nga të dyja komitetet, rezultatet e votimeve ishin 53 vota pro, 18 kundër dhe 24 abstenim.

Nëpërmjet këtij votimi, eurodeputetët kërkojnë legjislacion dhe politika të synuara kundrejt grupeve të riskut.

Këtu përfshihet situata e viktimave të dhunës dhe diskriminimit bazuar në gjininë e tyre (jo vetëm ndaj grave dhe vajzave, por edhe kundër personave LGBTIQ +).

Në draft raport, eurodeputetët denoncojnë femicidin si formën më ekstreme të dhunës me bazë gjinore ndaj grave dhe vajzave.

Ata theksojnë se mohimi i kujdesit të sigurt dhe ligjor të abortit është po ashtu një formë e dhunës me bazë gjinore.

Përfaqësuesit evropianë flasin për shumë efekte anësore të dhunës me bazë gjinore në një nivel personal, social, ekonomik dhe demokratik, dhe përsërisin se situata është përkeqësuar nga pandemia, duke përfshirë edhe rritjen e pabarazive.

Ata gjithashtu i referohen mungesës së besimit tek autoritetet e zbatimit të ligjit dhe sistemi gjyqësor nga të mbijetuarit si një kontribues i rëndësishëm për nënraportimin e incidenteve.

Sfondi

Dhuna me bazë gjinore u referohet veprimeve të dëmshme që i drejtohen një individi bazuar në gjininë e tyre. Kjo është një shkelje serioze e të drejtave të njeriut dhe një çështje shëndetësore dhe e rrezikshme për jetën.

Një e treta e grave në BE kanë përjetuar dhunë fizike ose seksuale. Në sferën private, rreth 50 gra humbin jetën e tyre nga dhuna në familje çdo javë, dhe 75% e grave brenda një mjedisi profesional kanë përjetuar ngacmime seksuale.

Në fjalimin e saj inaugurues në korrik 2019 dhe në Udhëzimet e saj Politike, Presidentja e sapozgjedhur e atëhershme e Komisionit, Ursula von der Leyen u zotua të përgjigjet me një akt.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore