Kosova

Dhjetë pacientë me COVID-19 nga Shqipëria trajtohen në spitalet e Kosovës


Ilustrim

Dhjetë pacientë me COVID-19 nga Shqipëria janë duke u trajtuar në Kosovë në kuadër të Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës (ShSKUK).

Pesë nga pacientët janë në Spitalin e Përgjithshëm të Prizrenit, dhe pesë të tjerë janë duke u trajtuar në Spitalin e Gjakovës.

Po ashtu ShSKUK njofton edhe për gjendjen e Klinikave me COVID-19 në Kosovë.

“QKUK dhe spitalet e përgjithshme po trajtohen 88 pacientë 52 nga ta me oksigjeno-terapi dhe 3 në kujdes intensiv në gjendje të rënduar shëndetësore”, thuhet në njoftimin e ShSKUK-së në rrjetin social Facebook.

“Në Klinikën Infektive janë duke u trajtuar 88 pacientë, në Klinikën Infektive II ( Mjekësi Sportive) 4 pacientë, në Klinikën e Pulmologjisë, 26 pacientë post-covid-19, në Mjekimi Intensiv në Klinikë Infektive, 4 pacientë”.

Kurse në Spitalin e Prizrenit, pesë pacientë, Spitali i Gjakovës, pesë pacientë, Spitali i Gjilanit, tetë pacientë, Spitali i Mitrovicës, gjashtë pacientë, dhe në Spitalin e Ferizajt, 11 pacientë.

Ndërkaq, gjatë ditë së mërkurë në Kosovë, një person e ka humbur jetën nga COVID-19, dhe janë raportuar 29 raste të reja.

Numri i të infektuarve vjen nga 2 mijë e 526 mostra të marra nga Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës.

Ndërsa, gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar gjithsejtë 36 persona.

Raste aktive me COVID-19, janë gjithsejtë 1 mijë e 43.

Numri i të vaksinuarve brenda 24 orëve të fundit është gjithsejtë 7 mijë e 947.

Numri i të vaksinuarve me vetëm dozën e parë të vaksinës anti-COVID është gjithsejtë 827 mijë e 886 ndërsa numri i të vaksinuarve me të dy dozat është gjithsejtë 648 mijë e 218.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore