Jetesë & Stil

Dështon Angelina Jolie, Brad Pitt kujdestar i fëmijëve bashkë me të


Aktorit të famshëm, Brad Pitt, i është dhënë kujdestaria e përbashkët e fëmijëve të tij me Angelina Jolie pas një beteje të gjatë në gjykatë.

Fituesi 57 vjeçar i çmimeve të shumta “Oscars”, ka qenë në një luftë të gjatë gjyqësore me ish gruan e tij, aktoren po ashtu të suksesshme, Angelina Jolie, teksa kanë bredhur nëpër gjykata për pothuajse pesë vjet me synim rreth të drejtave dhe kujdestarisë mbi gjashtë fëmijët e tyre.

Një burim i afërt me këtë çështje tha se ishte një “vendim paraprak”, duke shtuar se Jolie po vazhdon luftën e saj ligjore, duke mos e pranuar realitetin zyrtar, shkruan Page Six, transmeton Albanian Post.

John Ouderkirk, gjykatës privat i punësuar nga ish çifti për të mbikëqyrur çështjen, i bëri të qarta mendimet e tij në një vendim të gjatë të fundit, pas muajsh të tërë të marrjes së dëshmive, duke përfshirë profesionistë të shërbimeve të fëmijëve që intervistuan fëmijët e Jolie-Pitt dhe të tjerët që kanë qenë rreth familjes.

“Pati një ndryshim të rëndësishëm në marrëveshjet e kujdestarisë bazuar në një vendim jashtëzakonisht të hollësishëm të bërë nga gjyqtari”, thotë një burim tjetër.

“Brad thjesht po përpiqej të kishte më shumë kohë me fëmijët e tij – dhe ka qenë e qartë që Angelina ka bërë gjithçka që është e mundur për ta parandaluar këtë. Ky gjyq zgjati për disa muaj dhe kishte një ton të dëshmitarëve, ekspertë, terapistë dhe njerëz të tjerë që kanë qenë me fëmijët dhe përreth tyre, dhe vendimi u bazua në këtë”, shton ai.

Në lidhje me luftën e vazhdueshme të Jolie u tha gjithashtu se – “Kujdesi i përbashkët nuk është çështja për të cilën Angelina kundërshton, kishte çështje të tjera shqetësuese, por procedurat gjyqësore janë mbyllur dhe vulosur”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore