Shqipëria

Deputeti demokrat paraqitet me çadër plazhi në Kuvend, ironizon Xhaçkën


Deputeti i Partisë Demokratike, Asllan Dogjani, ka zgjedhur të paraqitet në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë me një çadër plazhi.

Kjo për të ironizuar deklaratën e dhënë nga ish-ministrja Olta Xhaçka.

“Plazhin e duam që mos të na vijë dikush nga mali të na vërë çadrën aty…”, tha Xhaçka, e cila më pas u detyrua që të sjellë një sqarim.

Sipas saj, fjalia është nxjerrë nga konteksti me dashakeqësi.

Deputetja është shprehur se e ka pasur fjalën për projektin e hotelit që do të ndërtohet rrëzë malit.

“Nuk kam thënë po rrethojmë njerëzit nga mali. Doja të thoja që hoteli është në rrëzë të malit. Që t’i japësh konotacione krahinore. Absolutisht jo. Të gjithë ata që i njoh dhe të gjithë ata që kanë komentuar origjinën nuk e kanë më shumë se unë. Origjina ime është mbi 1330 metra mbi nivelin e detit. Këto janë vërtet qesharake. Më vjen keq që me dashakeqësi e nxjerrin nga konteksti” .

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore