Deklarata Kushtetuese e 2 Korrikut, Krasniqi: Një prej akteve politiko-juridike më të rëndësishme në histori
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, me rastin e 33-vjetorit të Deklaratës Kushtetuese të 2 Korrikut, nëpërmjet një postimi në llogarinë e tij në “Facebook”, ka thënë se akti i miratur nga 114 delegatë më 1990, ishte shprehje e aspiratave të popullit të Kosovës për liri, demokraci dhe pavarësi.
“Deklarata Kushtetuese e 2 korrikut ishte shprehje e aspiratave të popullit tonë për liri, demokraci dhe pavarësi, e cila i parapriu Kushtetutës së Kaçanikut, si dhe proceseve tjera në një rrugë të gjatë e plot sakrifica, që kulmoi me shpalljen e Kosovës shtet të pavarur dhe sovran”, ka shkruar Krasniqi.
Ajo është konsideruar si një prej akteve politiko-juridike më të rëndësishme në historinë e Kosovës nga kreu i PDK-së, për shkak se shënoi pikënisjen për pavarësimin e Kosovës nga Serbia, duke synuar kështu trajtim të barabartë me republikat e atëhershme socialiste brenda Jugosllavisë.
“Sot nderojmë të gjithë delegatët e guximshëm të popullit të Kosovës, të cilët me këtë deklaratë e shpallën Kosovën njësi të pavarur dhe të barabartë me të gjitha Republikat tjera të ish-Jugosllavisë, ndonëse ndërtesa e Kuvendit ku ata ishin mbledhur, ishte e rrethuar nga policia serbe”.
Në oborrin e ish-Kuvendit të Krahinës Socialiste Autonome të Kosovës (KSAK) në Prishtinë, më 2 korrik 1990, 114 delegatë me Deklaratën Kushtetuese do të jetësonin kërkesat e akumuluara për pothuajse një shekull nën regjimet jugosllave.
Ajo ishte publikuar një ditë më vonë në “Fletorën Zyrtare” të Krahinës Socialiste Autonome të Kosovës dhe ishte shkruar nga Akademia e Shkencave dhe Arteve të Kosovës (ASHAK), ndërsa përmbante pesë pika kryesore që ndryshuan historinë e Kosovës.
Për aspektin juridik të Deklaratës Kushtetuese ishte përkujdesur akademiku i ndjerë, Gazmend Zajmi, nismëtar i dokumentit që kurorëzoi kërkesat e kohës, që do të finalizohej me Pavarësinë e Kosovës 18 vjet më vonë (17 shkurt 2008).
Miratimi i Deklaratës Kushtetuese ishte kundërpërgjigje e Kosovës ndaj suprimimit të autonomisë (1974), që i ishte bërë atëherë nga Serbia. Veprimi është pasuar dy muaj më vonë edhe me miratimin e Kushtetutës së parë të Kosovës, të njohur si Kushtetuta e Kaçanikut (7 shtator 1990).
Deklarata Kushtetuese e 2 korrikut ishte manifestimi i parë i strukturave legale të sistemit, që mësynin mëvetësinë e plotë dhe njëherësh dokumenti i parë i firmosur si vullnet i shqiptarëve të Kosovës, në historinë e rrugëtimit shtetformues.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Maliqi: Serbia marrëveshje me ShBA-në, BE-në e Francën, Kosova ka mbetur në nivelin e Krahinës Autonome Socialiste
-
Haradinaj: Osmani i kërkoi Biden-it që Kosova ta propozojë draft-statutin e Asociacionit, Kurti e pengoi
-
Haradinaj: Kurti me politikën e tij të “showbiz”-it e bëri Serbinë partner më serioz të aleatët tanë
-
“A jemi edhe ne në Kosovë”, një qytetari shqiptar nga Veriu i shkon fatura e rrymës në cirilikë
Lajmet kryesore
-
Amerika nënshkruan marrëveshje miliardëshe me Serbinë në fushën e energjisë
-
Anëtarësimi në SEPA, Sejko: Po punojmë me ekspertët e Bankës Botërore
-
Zbulohet lufta në hije e Rusisë kundër Izraelit: Nxit pakënaqësinë arabe, tensionon marrëdhëniet me jashtë
-
Haradinaj: Osmani i kërkoi Biden-it që Kosova ta propozojë draft-statutin e Asociacionit, Kurti e pengoi