Shqipëria

Dalin detaje të reja për 42-vjeçarin që shfrytëzonte për prostitucion të miturën në Tiranë


Në lidhje me 42-vjeçarin, Dervish Hasi, i cili ka shfrytëzuar prej dy vitesh një 16-vjeçare në Tiranë, kanë dalë detaje të reja.

Autori, tashmë i arrestuar, mësohet se e shfrytëzonte të miturën për prostitucion që kur ajo ishte 14 vjeçe.

Ndërkaq, Hasi njihet si besimtar mysliman dhe kishte tre gra të tjera në shtëpi dhe të miturën e prezantonte si bashkëshorten e tij të katërt.

Mësohet se e mitura shkonte në shtëpinë e tij në intervale të shkurtra kohore dhe dyshohet se ai ka kryer marrëdhënie seksuale me të.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, pas kallëzimit të depozituar në komisariat, se një e mitur shfrytëzohej nga një shtetas, për prostitucion, menjëherë kanë organizuar punën për dokumentimin ligjor të rastit në fjalë dhe vënien e autorit përpara përgjegjësisë penale.

Në vijim të veprimeve hetimore të kryera për këtë rast, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasin Dervish Hasi, 42 vjeç, banues në Tiranë.

Sakaq, Hasi është një person i njohur për policinë. Me profesion mjek, ai ka qenë edhe i hetuar nga SPAK.

Prokuroria e Posaçme kishte dyshime se mjeku ishte i përfshirë në grupin që furnizonte me tritol dhe armë snajper kriminelë brenda dhe jashtë vendit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore