Lajme

Daily Mail publikon artikull kushtuar rastit të rrallë në Kosovë – burrit me dy organe gjenitale


Operimi i hernies së një burri kosovar, i cili habiti edhe mjekët kur këta të fundit zbuluan se i njëjti kishte dy organe gjenitale, bujë ka bërë edhe nëpër botë – kësisoj, fenomeni i rrallë e ka tërhequr vëmendjen e mediumit britanik, Daily Mail.

Daily Mail, ka raportuar për rastin e rrallë të 67-vjeçarit që ka lindur vetëm me një testikul, duke treguar se si personi në fjalë ka shkuar për të kërkuar ndihmë shëndetësore pas ankesave për ënjtje në ijë, të cilat iu paraqitën për më shumë se një dekadë.

Kirurgët inspektuan masën 15 cm me 10 cm, vetëm për të zbuluar mitrën, qafën e mitrës, tubin fallopian dhe vezoren, si dhe testikun e munguar.

E famshmja britanike vë në dukje se burri, identiteti i të cilit mbetet i pazbuluar për publikun – kishte organe gjenitale normale mashkullore, vetëm se me sindromën e kanalit Mullerian Persistent (PMDS) – një gjendje jashtëzakonisht e rrallë që ndodh kur burrat kanë gjithashtu organe riprodhuese femërore pranë penisit dhe skrotumit.

Sipas, Daily Mail, raste si kjo janë më së të rralla, ndërkohë që edhe vetë literatura botërore e mjekësisë nuk ka njohur më tepër se 200 raste të tilla.

Të gjitha fetuset zhvillojnë fillimet e një mitre, të njohur si kanali Mullerian, i cili dëmtohet në zhvillimin e hershëm të meshkujve.

Por në raste shumë të rralla kjo nuk ndodh, duke bërë që disa meshkuj të lindin me të dy grupet e organeve riprodhuese.

Simptomat e gjendjes përfshijnë testikujt e pa zbritur dhe herniet në ijë, por organet femërore zakonisht nuk zbulohen nëse nuk kryhet operacioni për të trajtuar masën.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore